Osmani: NATO mbetet objektiv strategjik, FSK-ja këtë javë niset për misionin paqeruajtës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë në marsin e vitit 1998, Adem Jashari përçoi mesazhin se për lirinë nuk ka kompromis, raporton Ekonomia Online.

Osmani në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit, duke shtuar se synim mbetet anëtarësimi në NATO.

“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon”.

“Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës”.

“Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo, raporton EO.

“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”.

Ajo gjatë ceremonisë së Epopesë së UÇK-së bëri të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen këtë javë në mision paqeruajtës.

“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën, që ajo të mbetet një dhe e tërë. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Iowas. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Kategoritë
BotaLajme