Orban iu përgjigj letrës fashiste të Dodikut: Interesi ynë është Europa e bazuar në krishterim

Muajin e kaluar, anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik i dërgoi një letër fashiste kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ai foli për “parimet e krishtera në Evropë”.

Duke e uruar Orbanin për fitoren e tij në zgjedhje në prill, Dodik shkroi se ai ishte dakord me pikëpamjet e tij se “Evropa, përmes migrimit të miratuar, po punon për të shfuqizuar të ardhmen e saj biologjike bazuar në vlerat dhe parimet e krishtera”.

“Hungaria e pranoi se mënyra e duhur e rinovimit biologjik të kombit është rritja e nivelit të saj të lindjeve dhe jo importi i njerëzve nga zona të tjera, nga kultura të tjera, qytetërime dhe besime jo të krishtera,” shkroi Dodik në atë kohë.

Orban iu përgjigj kësaj, të cilën Dodik e postoi në Twitter.

“Ne do të bëjmë gjithçka në interes të një Evrope të re të bazuar në qytetërimin e krishterë dhe kombet sovrane,” shkruante Orban në një letër ku thekson se Hungaria ka zgjedhur pikërisht një politikë të tillë.

Ai gjithashtu ka shkruar se është i lumtur që “populli serb dhe hungarez i ndajnë të gjitha këto vlera dhe synime”.

Kategoritë
LajmeRajoni