Nuk po rinovon me Bayernin, Reali dhe City kërkojnë super talentin 20-vjeçar

Jamal Musiala nuk po rinovon me Bayernin, teksa ende nuk ka pasur sinjale pozitive. Sipas “Bild”, lojtari gjithsesi pritet të jetë në Mynih edhe sezonin tjetër.

Kontrata e Musiala me Bayern skadon në vitin 2026 dhe kostoja e kartonit të tij i kalon 100 milionë euro. Pavarësisht kësaj, Manchester City dhe Real Madrid janë vënë në gjurmë të mesfushorit dhe nuk i tremben kësaj shifre.

Deri verën e ardhshme ai do të veshë fanellën e bavarezëve, ndërkohë që Real e City presin ndonjë zhvillim të ri. Pas një viti vlera e kartonit të Musiala mund të ulet, ndaj dhe Real dhe City do të tentojnë që ta bindin me një ofertë joshëse.

Kategoritë
Sport