Një veturë me nivel të rrezikshëm rrezatimi është ndalur në kufirin e Serbisë

Një shtetas kroat është ndaluar gjatë daljes nga Serbia të shtunën dhe në automjetin e tij është konstatuar një shkallë e lartë e rrezatimit. Pasi kontrolluan veturën në gomën rezervë në bagazh, pjesëtarët e policisë kufitare serbe gjetën kokën e rrufepritësit.

Sipas informacioneve jozyrtare, në momentin që automjeti i është afruar pikës kufitare në dalje nga Serbia, janë aktivizuar alarmet e zbulimit të rrezatimit.

Është arrestuar menjëherë shtetasi kroat që drejtonte mjetin si dhe dy shoqëruesit e tij.

“Në dalje nga Serbia për në GP Bezdanmarta më datë 4 mars ora 20:30 në dalje nga Serbia për në GP Bezdan është kontrolluar shtetasi kroat L.M.(1974), në automjetin e tij është konstatuar radioaktivitet, është gjetur një kokë rrufepritëse në. rrota rezervë në bagazh”, është konfirmuar nga MPB-ja për portalin Blic.rs.

Sipas portaleve serbe, pjesëtarët e policisë kufitare serbe, të cilët ishin në turn të shtunën kur ndodhi ngjarja, janë urdhëruar që t’i shkatërrojnë uniformat e punës dhe t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor dhe të monitorojnë me kujdes shëndetin e tyre.

Kategoritë
LajmeRajoni