Një seri tërmetesh të fuqishme regjistrohen në Oqeanin Paqësor

Katër tërmete me magnitudë mbi 6 të shkallës rihter janë regjistruar brenda një ore në Oqeanin Paqësor, me lëkundjen më të fuqishme 7,2 i shkallës rihter.

Tërmeti është regjistruar rreth 400 kilometra larg ishullit të Kaledonias së Re, që ndodhet në Melanezi, një territor francez me mbi 200 mijë banorë, shkruan A2.

Deri tani, nuk ka njoftim për dëme, por ekziston frika për tsunam.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme