Një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e çrregullimeve në zemër

Pirja e një gote me alkool në ditë rrit rrezikun e çrregullimit të rrahjeve të zemrës, thotë studimi i fundit.

Hulumtimet e publikuara në Revistën Evropiane të Zemrës, thonë se një sasi e vogël e alkoolit të konsumuar gjatë ditës mund të shkaktojë aritmi të zemrës dhe po ashtu probleme në tru.

Hulumtuesit kanë analizuar zakonet e pirjes te 108.000 njerëz të moshës nga 24 në 97 vjet, në disa vende të Evropës, si në vendet skandinave dhe në Itali, për më shumë se 14 vjet, shkruan The Guardian të mërkurën.

Sipas raportit, njerëzit që konsumonin 330 mililitra birrë apo 120 mililitra verë në ditë, janë më të rrezikuar për të pasur probleme me zemrën, në krahasim me njerëzit që konsumonin më pak.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme