Më 29 korrik 2021, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev morën pjesë në forumin për bashkëpunim ekonomik rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, qasjen në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtje nga fatkeqësitë. Është pajtuar për pranimin e ndërsjellë të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë të gjitha forcat e punës më fleksibile dhe të disponueshme dhe duke tërhequr kështu më shumë investime.

Në këtë nismë, deri më tani nuk është e përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/