Nigeri, 22 mijë fëmijë infektohen me HIV çdo vit

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Nigeri, Klaes Johansson, theksoi se pavarësisht fushatave të ndryshme anti-HIV në vend, virusi vazhdon të përhapet

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 22 mijë fëmijë në Nigeri infektohen me virusin HIV çdo vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Nigeri, Klaes Johansson, theksoi se pavarësisht fushatave të ndryshme anti-HIV në vend, virusi vazhdon të përhapet.

Johansson njoftoi se çdo vit, 22 mijë fëmijë në këtë vend infektohen me HIV.

Ai theksoi se kjo situatë në Nigeri është shqetësuese.

Nga ana tjetër, drejtori i Programit Kombëtar të Kontrollit të AIDS-it në Nigeri, Aliu Gambo, tha se në vitin 2016, rreth 13 mijë gra shtatzëna që kishin virusin HIV, nuk kanë arritur të trajtohen, kurse ky numër është rritur në 421 mijë në vitin 2019.

Siç theksoi ai, është e nevojshme të përgatiten udhërrëfyes, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, në luftën kundër HIV/AIDS.

Kategoritë
BotaLajme