Përkujtohet Fadil Vokrri në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me këshilltarët e tij, vendosën lule pranë shtatores së tij në shenjë respekti, kujtimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që la pas.

Me këtë rast, u vlerësua roli i rëndësishëm i Vokrrit në historinë e sportit të Kosovës. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të futbollit kosovar, jo vetëm për sukseset e arritura në fushën e lojës, por edhe për angazhimin e tij vendimtar në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në UEFA dhe FIFA.

Kategoritë
LajmeVendi