Për shkak të të ardhurave të mëdha që kanë futbollistët, është gjithnjë e më normale që të shfaqin modat e fundit në rrjetet e tyre sociale. Makinat super sportive, pallatet e mëdha apo bizhuteritë e shtrenjta janë disa nga dhuratat që të famshmit i bëjnë vetes në përditshmërinë e tyre. Asi brazilian Neymar ishte i fundit që e bëri këtë.
Për t’i dhënë fund pushimeve në mënyrën më të mirë, Neymar pasuroi koleksionin e orëve luksoze me një model Richard Mille, shkruan Mundo Deportivo.
#TercerTiempo ⚽️ El astro brasileño del PSG, Neymar, se hizo con un Richard Mille, un ejemplar completamente exclusivo ya que de este modelo de reloj de lujo sólo existen unas 30 unidades en todo el planeta. https://t.co/53Mr5PmMcr
— Gol Caracol (@GolCaracol) July 13, 2023
Ylli brazilian bleu një Richard Mille luksoz 68-01 Cyril Kongo me vlerë 1.5 milionë euro. Është një kopje ekskluzive e së cilës ka vetëm 30 kopje në botë.

Në fakt, modeli i Neymar u pikturua me dorë nga artisti i grafitit Cyril Phan.Lojtari brazilian ka një koleksion të gjatë dhe të shtrenjtë të orëve luksoze. Mes tyre janë një Rolex 17 mijë euro, një Daytona ‘Syri i Tigerit’ me vlerë 400 mijë euro, një tjetër Richard Mille 052 Tourbillon Skull për 1.6 milionë euro dhe dy Daytona të tjera me vlerë 100 mijë e 24 mijë euro.














