Në Spanjë e konfirmojnë, Zidane pranë firmës me “Bavarezët” e Bayern Munich

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich, të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle, me prestigjiozen, “Mundo Deportivo”, që e jep të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madrid dhe klubit gjerman edhe pse ende nuk ka asnjë firmë, pasi kanë marrë refuzimin e Nagelsmann, me këtë të fundit, që rinovoi me Kombëtaren e Gjermanisë dhe tashmë “Bavarezët” janë hedhur në sulm për francezin, me të cilin kanë tashmë një akord në parim.

I vetmi trajner që ka fituar Champions League për tri vite radhazi, ka bërë kërkesa të rëndësishme në merkato për klubin para se të marrë një vendim përfundimtar, teksa siç shkruan e përditshmja “iberike”, Zidane ka kërkuar siguri për merkaton e verës, me referime të qarta për përforcimet që dëshiron të ketë në dispozicion për t’i thënë po projektit, në veçanti për përforcime, që i përkasin repartit të prapavijës.

Si zakonisht “Bavarezët” i kënaqin trajnerët dhe ka dhënë miratimin për plotësimin e kushteve, të Zidane duke bërë që të gjendet gjuha e përbashkët, me 51-vjeçarin që kështu do të kthehet në stol pas tri sezoneve pushim, pas impenjimit të fundit me Real Madrid, me me “Galaktikët”, që janë rivalët e ardhshëm në Champions të bavarezëve, një kompeticion që Tuchel dëshiron ta fitojë para lamtumirës.

Kategoritë
Sport