Në Kosovë filloi “Turneu Ndërkombëtar i Futbollit” për grupmoshat deri 17 vjeç

Pjesë e këtij turneu është edhe skuadra turke e futbollit Beşiktaş u17.

Është hapur në Prishtinë “Turneu Ndërkombëtar i Futbollit 2023” për moshat deri 17 vjeç, organizuar nga skuadra prishtinase “2 Korriku”.

Pjesë e këtij turneu është edhe skuadra turke e futbollit Beşiktaş u17.

Në ceremoninë hapëse të këtij turneu morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, Ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë Sabri Tunç Angılı, Përgjegjësi Teknik për Zhvillimin e Rinisë në Akademinë e Futbollit të Beşiktaş-it, Mehmet Ekşi, Presidenti i klubit futbollistik “2 Korriku”, Rexhep Baholli dhe sportdashës të shumtë.

Në një deklaratë për AA, Ekşi tha se kanë bërë bashkëpunime të përbashkëta në infrastrukturë me ekipin e “2 Korrikut” dhe klube simotra.

Ekşi tha se ata e shohin rajonin e Ballkanit si burim futbollistësh.

“Ne e dimë që këtu është burim shumë i lartë që të dalin lojtarët më të mirë në Evropë dhe në botë. Prandaj, kemi synim që t’i sjellim lojtarë të vlefshëm edhe ekipit tonë duke ofruar bashkëpunim dhe komunikim në bashkëpunim”, tha ai.

Ambasadori turk Tunç Angılı, nga ana tjetër, u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen e Beşiktaş-it në turne, duke shtuar se “Ky lloj aktiviteti nuk ka të bëjë vetëm me sportin dhe futbollin, por edhe përforcon miqësinë mes nesh”.

Trajneri i Akademisë Beşiktaş-it Gökhan Yusufoğlu, i cili jeton në Kosovë dhe drejton skuadrën “2 Korriku” theksoi se “2 Korriku” fitoi kampionatin në grupmoshat u17 për 2 vjet radhazi me të si drejtues dhe deklaroi se synojnë të sjellin në Beşiktaş lojtarë të rinj premtues të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit.

Në turneun që do të mbahet nga 14 deri më 18 qershor, do të garojnë tetë ekipe futbolli nga Kosova, Türkiye, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kategoritë
Sport