‘Ndërmjetësi’, u shkatërron planin dy të dyshuarve, u sekuestron 3 kg drogë, dhe ua lidh duart

Policia shqiptare ka arrestuar në Krujë, dy të dyshuar të cilët në veturë kishin 3 kilogram lëndë që dyshohet se është kanabis.

39-vjeçari dhe 30-vjeçari të cilët janë banorë të Tiranës, po dyshohet se po transportonin drogën për ta shitur.

Lënda narkotike, bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa operacioni policor i cili i shkatërroi planin tashmë të prangosurve mban kodin “Ndërmjetësi”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, tha policia shqiptare.

Kategoritë
LajmeRajoni