Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka komentuar kuvendin e parë zgjedhor të Listës Guxo, derisa ka pasur disa fjalë për Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar: “Loja e Vjosës me Donikën”.
Ajo tha se nga këto zgjedhje “doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e Guxo”.
“Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin”, ka shkruar Musliu.

Ajo tha se “nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë, kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave”.
Më poshtë shkrimi i plotë. /gazetametro.net