Muriqi starton përsëri për Mallorcan kundër Villarreal, formacionet

Vedat Muriqi është përsëri në ndeshjen e dytë të Mallorcas në La Liga që e luan kundër Villarreal

Sulmuesi kosovar dështoi javën e kaluar për të shënuar nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Las Palmas, për të cilën gjë ai ka kërkuar falje.

Por, sonte ai do të kërkojë që ta përmirësojë gabimin për ndeshjen që Mallorca e luan në shtëpi të saj kundër Villarreal.

Kosovari ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen e parë që Mallorca e zhvillon në stadiumin e vet. Bashkë me Muriqin në sulm ka startuar Ndiaye.

 

Kategoritë
LajmeSport