Mourinho u takua me sauditët në Londër dhe refuzoi atë që askush nuk e ka bërë deri më tani

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën e pabesueshme të Al-Ahlit prej 120 milionë eurosh gjatë një takimi të zhvilluar në Londër, shkruan gazeta italiane Corriere dello Sport.

Mourinho, i shoqëruar nga menaxheri i tij Matthew O’Donohoe, foli me një delegacion saudit të kryesuar nga Walid Moaz, presidenti i Al-Ahly.

Biseda u zhvillua pa alkool në tavolinë, por shumë e shumë para në lojë. Synimi i arabëve ishte i qartë: të bindnin Mourinhon të pranonte një ofertë monstruoze për trajnerin e klubit.

Një kontratë dyvjeçare me shifra thuajse joreale për të dhe stafin e tij. Mirëpo, ashtu si dy muaj më parë refuzoi një kontratë 120 milionëshe për drejtimin e kombëtares, edhe Potugalac e hodhi poshtë këtë opsion.
Mourinho nuk fshehu asgjë për këtë takim, të cilin e pranoi për mirësjellje dhe pak kuriozitet dhe do të donte të vazhdonte punën në futbollin elitar.

Prioriteti i tij aktual mbetet Roma, me të cilën ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 dhe një pagë mbi 7 milionë euro dhe nga Roma do të shkonte te PSG apo Real Madrid, ndoshta edhe te Newcastle, që është në pronësi të Arabisë Saudite dhe është duke përgatitur investime të mëdha pas rikthimit në Champions League.

Sido që të jetë, Speciali nuk po nxiton të kalojë në një ligë që tashmë ka ase si Ronaldo dhe Benzema.

Kategoritë
Sport