“Mos e bankrotoni shtetin”, deputeti i AAK-së kundër masave të reja

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj mbylljes totale që po flitet se mund të bëhet.

Tahiri tha se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

‘Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!’, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

“Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa. Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”.

Kategoritë
LajmeVendi