Modriç zgjati kontratën me Realin, refuzoi ofertat e pabesueshme nga Arabia Saudite

Tashmë është zyrtare, Luka Modric ka nënshkruar një kontratë të re 1-vjeçare me Real Madrid.

Mesfushori kroat refuzoi oferta nga Arabia Saudite për të qëndruar ende me “Los Blancos”.

Modric ka qenë një nga pikat kyçe e klubit spanjoll dhe për këtë gjë, Florentino Perez e ka nderuar duke e mbajtur përsëri në klub, edhe pse reparti i mesfushës tashmë është mbushur me plot yje e talente të reja.

Kategoritë
Sport