Luka Modriç luajti të gjitha 90 minutat për Realin në rrugën drejt Bragas, ku mbretërorët fituan 2:1 dhe si shpërblim për një lojë të mirë, mesfushorit kroat i ka ardhur një dhuratë e përshtatshme.
Përkatësisht, kompania që prodhon celularë të personalizuar duke përdorur materiale luksoze vendosi ta befasojë Modriqin dhe në çfarë mënyre.
Ata e bënë këtë duke dërguar një celular unik në adresën e tij në Madrid, një iPhone 15 të veshur me ar me inicialet e tij, numrin 10 dhe logon e Klubit Mbretëror.
Luka Modrić with his new gold plated IPhone 15. 🤑 pic.twitter.com/Y59LHqHrlV
— Madrid Xtra (@MadridXtra) October 26, 2023
Më herët kanë befasuar yjet e tjerë të futbollit botëror me celularë të veshur me ar, si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar, Vinicius, Kevin De Bruyne, Jack Grealish e shumë të tjerë.
Nëse dëshironi t’i bashkoheni këtij grupi të zgjedhur dhe të zotëroni një pajisje si kjo, do t’ju duhet të shpenzoni 3,500 euro (rreth 7,000 KM) për atë luks.
Kujtojmë se Lionel Messi vendosi të nderojë në të njëjtën mënyrë bashkëlojtarët e tij nga kombëtarja pasi fitoi Botërorin në Katar me telefona të veshur me ar, që i kushtoi mbi 200 mijë euro.
Duke marrë parasysh të ardhurat e tij, kjo shumë ishte një lëmoshë e vërtetë për magjistarin argjentinas./Gazeta e Re