Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë, ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe situatën politike në Bosnjë e Hercegovinë.
Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga ministrja Christine Lambrecht, nesër do të realizojë vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes të BeH-së, ndërsa janë planifikuar vizita në Serbi dhe Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mikpritës i vizitës në delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë është ministri i Mbrojtjes i BeH-së, Sifet Podzhiç me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së BeH, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së BeH.
Sipas ambasadës gjermane në BeH, në kampin Butmir do të mbahet një takim me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Anton Ueseli.
Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë, ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe situatën politike në Bosnjë e Hercegovinë.