Messi dhe Barça si në kohët e arta, një ‘pesqe’ Alavesit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Alaves në xhiron e 23-të të La Ligas.

Barça fitoi thellë 5 me 1 ndaj Alaves me Lionel Messin, që ishte në superformë.

Me dy gola në pjesën e parë, Barcelona e mbylli pothuajse dilemën e fituesit. Golat në këtë pjesë i shënuan: Trincao dhe Messi.

Në pjesën e dytë Messi shënoi një perlë tjetër, kurse dy golat tjerë erdhën nga: Trincao dhe Firpo.

Golin e vetëm për Alaves e shënoi Rioja në minutën e 57’të.

Me fitore ekipi nga Katalunia ngritët në pozitën e dytë me 46 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e tretë.

 

Kategoritë
Sport