Më quajtën ‘majmun”, Maignan flet për ofendimet që morri nga tifozët e Udineses

Portieri i Milanit, Mike Maignan, të shtunë mbrëma morri ofendime raciste nga tifozët e Udineses.

Francezi nuk duroi dhe u largua nga fusha dhe nuk dëshironte të ktheej të luaj përsëri.

Pas disa minutave bisedime në korridoret e stadiumit, bashkëlojtarët e bindën Maignanin të rikthehet në fushë.

Pas ndeshjes francezi tha se mori ofendime të shumta raciste nga tifozët e Udineses, duke e qujtur ‘majmun’, dhe tha se kjo tifozët e tillë duhet të ndeshkohen dhe të mos lejohet hyrja e tyre në stadiume.

“Në rivenien e parë shkova për të marrë topin dhe dëgjova njerëzit më thoshin ‘majmun’, por nuk thashë asgjë; pastaj ata e bënë përsëri dhe kërkova ndihmë nga pankina, pastaj thashë që nuk mund te luaj futboll keshtu.

Nuk eshte hera e pare qe me ndodh mua apo lojtareve te tjere. Keto jane gjera qe duhen thene. Jane njerez injorante. Tifozi vjen ne stadium per te bere tifo, ndoshta per te fishkellyer, por keto gjera ne futboll nuk duhet te ndodhin.

Ne lojtarët mund të reagojmë vetëm kështu. Prokuroria duhet të marrë vendime të forta. Ata gjithmonë marrin fjalët tona pas ndeshjeve, por më pas asgjë nuk ndodh.

Tani nuk dua të takoj askënd, nuk dua të flas me ta, duhet të kenë sanksione shumë të forta, sepse të flasësh nuk ka më asnjë dobi. Duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos vijnë më në stadium. Futbolli është i bukur sepse shkohet në stadium, me familjet tuaja për t’u argëtuar.”, deklaroi Maignan.

Kategoritë
Sport