Mbi 16 milionë pacientë me COVID-19 në të gjithë botën vazhdojnë trajtimin

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht gjenden 16.176.117 raste aktive me COVID-19

Numri i personave që janë duke iu nënshtruar trajtimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 16 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht gjenden 16.176.117 raste aktive me COVID-19.

Në 16.074.209 prej tyre simptomat e sëmundjes janë të lehta, kurse 101.908 pacientë kanë rrezik për jetën.

Vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive janë SHBA (4.573.955), Franca (1.891.592), Italia (761.671), Belgjika (500.276), Rusia (453.201), India (445.122), Polonia (424.748), Brazili (407.450), Ukraina (313.163), Gjermania (288.894), Irani (195.456), Meksika (153.078) dhe Argjentina (145.388).

Ndërkaq, në Turqi me datën 20 nëntor numri i rasteve aktive është shënuar 53.654, prej të cilëve 3.850 janë në gjendje kritike.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën mbi 1,36 milion persona ndërkohë shifra e rasteve ka tejkaluar 57 milionë.

Kategoritë
Shëndetësi