Mbappe te Reali, çështje e kryer! Zbulohet data kur francezi zyrtarizohet te “galaktikët”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe së fundmi e zyrtarizoi largimin nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni. Të gjithë tashmë po presin zyrtarizimin e klubit të tij të ri që sipas të gjitha mundësive do të jetë Real Madridi.

Media franceze “RMC Sport” shkruan se transferimi i Mbappe nuk do të bëhet public para finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më datë 1 Qershor.

Transferimi i tij tek “galaktikët” do të bëhet në 3 qershor

Sa i përket prezantimit të tij, duhet të pritet muaji gusht, kur edhe do të jenë prezentë plot 80 mijë persona në stadium, pastaj sponsorët, por edhe Zinedine Zidane në një “Santiago Bernabeu” të rindërtuar.

Javier Tebas, president i La Ligas, e ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen argjentinase “Olé”, në të cilën e ka bërë “zyrtarizimin” e Mbappes.

“Mbappe do të vijë në Madrid nga sezoni i ardhshëm. Është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por janë edhe Vinicius e Bellingham. Reali do ta ketë një skuadër të madhe. Është e qartë se kjo nuk jep garanci për ta fituar kampionatin”, deklaroi Tebas

Kategoritë
LajmeSport