Mbappe: Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për klubin tim të ri, së shpejti do të zyrtarizohet

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të prezantojë klubin e tij të ardhshëm dhe ndihet i emocionuar tashmë.

Pa kontratë në fund të muajit të ardhshëm, Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madrid. Kalimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ duket se e ka emocionuar francezin, i cili ndihet i lumtur.

“Klubi im i ardhshëm së shpejti do të zyrtarizohet, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë”, ka thënë Mbappe për “CNN”.

Konfirmimi i transferimit të Mbappes pritet të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve me 1 qershor, ku Real Madridi luan ndaj Borussia Dortmund

Kategoritë
LajmeSport