Nën organizimin e Klubit të Çiklistëve Pro Bike Prizren me mbështetjen e Komunës së Prizrenit Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik
është realizuar me suksese aktiviteti me biçikleta në kuadër te projektit “Pedalojmë së bashku në kohë: Prizreni, ‘muzeu nën qiellin e hapur’”.
Ne nej komunikat per media nga K.Ç. Pro Bike Prizren shkruan: “Jemi të lumtur të ndajmë me ju një eksperiencë të mrekullueshme që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, i njohur për pasurinë e tij të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Në këtë aventurë të veçantë, pjesëmarrësit nga komunitetet të ndryshme ë jetojnë në Prizren, nën udhëheqjen e guides dhe historianit Dr. Shasivar Kabashi, kanë pedaluar nëpër rrugët e Prizrenit për të njohur më afër monumentet e trashëgimisë kulturore dhe historike”
Ndryshe, në këtë ekspedite me biçikleta, të rinjtë jo vetëm që kanë eksploruar trashëgiminë kulturore, por kanë ndërtuar edhe marrëdhënie të reja shoqërore dhe kanë promovuar shëndetin dhe sportin duke çikluar në rrugët e vjetra të Prizrenit. Gjate eventit janë vizituar 12 pika të ndryshme turistike.

Kryetari i Klubit te Çiklisteve Pro Bike Prizren, Mustafa Mani ka thenë se: “Ky projekt është një shembull frymëzues i bashkëpunimit lokal dhe inicativës qytetare për të promovuar dhe ruajtur pasurinë kulturore dhe mjedisin tonë. Ne jemi të bindur se ky është vetëm fillimi i aventurave të tjera të tilla dhe se biçikleta është më shumë se një mjet transporti, ajo është një mënyrë jetese. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe i ftojmë të bashkohen me ne në ekspeditat e ardhshme me biçikleta nëpër qytetin e Prizrenit dhe më gjerë!”


















