Mbahet aktiviteti: “Çiklo Sigurt, Jeto Shëndetshëm!” nga K.Ç. Pro Bike Prizren

U mbajt me suksese punëtoria: “Çiklo Sigurt, Jeto Shëndetshëm!” aktiviteti ky i cili u realizua në kuadër të projektit; “Promovimi dhe rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për çiklizëm të sigurt dhe të shëndoshë në Prizren” e implementuar nga Klubi i Çiklizmit Pro Bike Prizren dhe mbështetur nga Drejtoria Kulturës,Rinisë dhe Sportit pranë Komunës së Prizrenit.

Argëtim, mësim teorik, praktikë në terren dhe sfidë në të njëjtën ditë!

Në komunikatën e lëshuar nga K.Ç. Pro Bike Prizren shkruan se këto lloje të aktiviteteve ofrojnë mjedise të shkëlqyeshme për të promovuar një stilit të shëndetshëm të jetesës dhe ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë
një ndjenjë të ndërgjegjes në trafik. Në këtë projekt fëmijët kanë mësuar për përfitimet shëndetësore qe sjell çiklizmi, teknika të rëndësishme të çiklizmit të sigurt, përfshirë frenimin e duhur, vendosja e masave
mbrojtëse, drejtimin e biçikletës dhe respektimin e sinjalizimit në rrugë. Kjo do t’i ndihmojë ata të bëhen çiklistë më të sigurt në rrugët e qytetit. Gjithashtu, ky projekt e cila ka filluar me shpërndarjen fletushkave
informuese për drejtuesit e makinave në Prizren ka ofruar një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe të ndërgjegjes ndaj të tjerëve në rrugë.
Ata kanë mësuar se si të ndajnë rrugën me kujdes dhe respekt të plotë për të tjerët.

Ndryshe projekti ka përfshirë fëmijët të të gjitha komuniteteve të grup-moshave 05-13 që jetojnë në Prizren dhe rrethinë.

Në një deklaratë për media kryetari i klubit Pro Bike Prizren, Mustafa Mani ka thënë se qëllimi i klubit është promovimi dhe përhapja e sportit të çiklizmit tek të rinjtë dhe të rejat qe jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës pa diskriminim në baza politike, racore, religjioze dhe gjinie.

Ai ka shtuar se një nga qëllimet të shumta është edhe angazhimi për avancimin e sportit të çiklizmit në vend, krijimin e kushteve për aktivitete sportive dhe kualitative si dhe ngritja e cilësisë së sportit të
çiklizmit duke promovuar jetesë të shëndetshme dhe ambientit të pastër.

Mani ka theksuar se Klubi po ashtu angazhohet që të nxisë dhe të masivizoj sportin e çiklizmit. Të organizoj aktivitete vetëdijësuese dhe senzibiluese për disiplinën e çiklizmit garues dhe malor.

 

 

 

 

 

Kategoritë
LajmeSportVendi