Mayra Ramirez bëhet futbollistja më e shtrenjtë në botë: Transferohet te Chelsea për 450 mijë euro

Sulmuesja kolumbiane, Mayra Ramirez (24) është bërë futbollistja më e shtrenjtë në botë.

Pikërisht, Mayra kaloi nga Levante spanjolle te kampioni anglez Chelsea në një transfertë prej 450 mijë eurosh.

Vlera e transferimit mund të rritet në 500,000 euro nëse Ramirez luan të paktën 30 për qind të ndeshjeve në klubin e ri gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

Përdoruesit e mediave sociale vunë në dukje se këto janë shifra të vogla në krahasim me homologët e tyre meshkuj që paguhen me dhjetëra milionë euro. Gjithsesi, kjo është një lëvizje e madhe për futbollin e femrave, i cili po përjeton zgjerim vitet e fundit.
Rekordi i mëparshëm ishte mesfushori anglez Kiera Walsh.

Në vitin 2022, ajo u transferua nga Manchester City te Barcelona për 400,000 euro.

Kategoritë
Sport