“Lloji i koronavirusit i Afrikës së Jugut mund të paraqesë rrezik global”

Buğdacı tha se lloji i virusit afrikan, i quajtur 501Y.V2 dhe i raportuar për herë të parë më 18 dhjetor të vitit 2020 në Afrikën e Jugut, është ndryshe nga lloji i virusit në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas një eksperti turk, lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) të shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut mund të paraqesë një rrezik global nëse përhapja e tij nuk parandalohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, Dr. Mehmet Sait Buğdacı, një specialist i mjekësisë së brendshme, tha se për shkak të mundësisë së zvogëlimit të efikasitetit të vaksinave në teori, llojet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut duhet të analizohen në thellësi.

“Po ashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme të kufizohet përhapja e mutacionit të virusit. Lloji i koronavirusit i Afrikës së Jugut mbart rrezik global nëse përhapja e tij nuk parandalohet”, theksoi Buğdacı.

Buğdacı tha se lloji i virusit afrikan, i quajtur 501Y.V2 dhe i raportuar për herë të parë më 18 dhjetor të vitit 2020 në Afrikën e Jugut, është ndryshe nga lloji i virusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Lloji i virusit në Mbretërinë e Bashkuar i raportuar më 14 dhjetor të vitit 2020, njoftoi ai, është ndryshe nga lloji i virusit kinez, i shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ai theksoi se lloji i Mbretërisë së Bashkuar është më ngjitës.

Që kur u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë mbi 2.23 milionë jetë në mbarë botën, nga mbi 103 milionë të infektuar. Deri më tani nga virusi janë infektuar mbi 103 milionë persona, prej të cilëve shëruar mbi 57 milionë janë shëruar.

Kategoritë
BotaLajme