Lista Serbe shpall fitoren: Kemi fituar të 10 vendet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, përmes një konference për shtyp, u shpreh se ata kanë fituar një shumicë bindëse duke siguruar të 10 vendet parlamentare, aq sa janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë.

“Këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të veçanta për shkak të pandemisë dhe për shkak të qindra hileve që Prishtina donte të zvogëlonte forcën e popullit serb dhe forcën e Listës Serbe për të luftuar për njerëzit e saj në institucione në Prishtinë. Ne i prishëm synimet e tyre me unitet dhe harmoni. Dua të falënderoj presidentin Aleksandar Vuçic dhe Qeverinë e Serbisë dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkovic”, tha ndër të tjera Rakic.

Kategoritë
LajmeVendi