Liria siguron të gjitha biletat për tifozët, për ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt

KF Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat për tifozët e saj.

Prizrenasit të dielën do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të barazhit ndaj Ferizajt

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Liria në këtë ndeshje do të jetë në cilësinë e mysafires, andaj do t’i takojë tribuna jugore e stadiumit.

Njoftimi i plotë nga KF Liria (pa ndërhyrje):

“KF Liria ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore.

Këto bileta do të shpërndahen falas.

Me bileta do të pajiseni të dielën tek qendra sportive ” Sezair Surroi ” në Prizren nga ku edhe do të bëhet nisja në mënyrë të organizuar së bashku me ARPAGJIK’T  (Biletat do të shpërndahen nga persona të autorizuar nga KF LIRIA, ARPAGJIK’T).

Nisja bëhet nga Qendra Sportive në ora 11:30.

Me këtë rast janë siguruar 20Autobus.

Me rëndësi :

Askush nuk do të mbetet pa biletë.

Ndërsa, tifozët që udhëtojnë direkt në Podujev me bileta mund të paisen ditën e ndeshjes në hyrje të stadiumit.

Shkaku i interesimit të madh udhëzohen tifozët që së paku 45minuta më herët të shkojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” – Podujevë”” .

Kategoritë
LajmeSport