Lideri i opozitës izraelite kritikon “terroristët hebrenj” pas sulmit të kolonëve në qytetin palestinez

Katër palestinezë, përfshirë një fëmijë, u lënduan kur dhjetëra kolonë izraelitë sulmuan qytetin në jug të Nablusit. Nga sulmi raportohen edhe dëme

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, sulmin e ri të kolonëve në qytetin palestinez Huwara si “dhunë kriminale nga terroristët hebrenj”, transmeton Anadolu.

Katër palestinezë, përfshirë një fëmijë, u lënduan kur dhjetëra kolonë izraelitë sulmuan qytetin në jug të Nablusit. Nga sulmi raportohen edhe dëme.

“Një tjetër natë dhune kriminale nga terroristët hebrenj në Huwara, Nablus. Këta njerëz nuk na përfaqësojnë. Ata nuk janë pjesë e jona. Militantët (Bezalel) Smotrich dhe (Itamar) Ben Gvir janë anarkistët e vërtetë. Ata duhet të arrestohen dhe të ndiqen penalisht”, tha Lapid, duke iu referuar ministrave të financave dhe sigurimit kombëtar.

Sulmi i të hënës vjen disa ditë pasi kolonët izraelitë sulmuan të njëjtin qytet më 2 shkurt, duke i vënë flakën disa shtëpive dhe automjeteve palestineze, ndërsa u vra edhe një palestinez.

Dhuna e kolonëve pasoi vrasjen e dy izraelitëve në të shtënat në qytet.

Sipas shifrae palestineze, afër 75 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i vitit. 12 izraelitë gjithashtu u vranë në sulmet palestineze.

Kategoritë
BotaLajme