Al Nassr priti Persepolis në xhiron e 5-të të Grupit E të Ligës së Kampionëve të Azisë dhe në minutën e 2-të të ndeshjes u pa një detaj i pazakontë kur ishte fjala për Cristiano Ronaldon.
Pas një dueli me një lojtar kundërshtar, portugezi u rrëzua përtokë në zonën e rreptësisë së Perpolisit dhe arbitri i ndeshjes e vlerësoi situatën si penallti dhe tregoi penalltinë.
Megjithatë, për habinë e të gjithëve, Ronaldo e kundërshtoi këtë vendim dhe pranoi se nuk kishte asnjë kontakt.
👏 Gran gesto de Cristiano Ronaldo 🇵🇹
😱 Le pitan a favor un penalti que no es y le dice al árbitro que lo anule
— Ecuagol (@ECUAGOL) November 27, 2023
Pas kundërshtimit të yllit portugez, arbitri e rrëzoi vendimin dhe loja vazhdoi.
Ndeshja përfundimisht përfundoi me rezultat 0:0 dhe nuk ka dyshim se ky është një veprim “fair-play” në karrierën e Ronaldos. Portugezi u largua pak më herët nga fusha në minutën e 78-të pasi mori një goditje të vështirë në qafë.


















