“Je aq i vjetër sa ndihesh” është thënia perfekte që mund të përshkruajë futbollistin japonez Kazuyoshi Miura, i cili vazhdon të luajë edhe në moshën 57-vjeçare.
Pak muaj më parë, Miura bëri debutimin e tij për Oliveirense-n e ligës së dytë portugeze dhe tani ai ka vendosur të vazhdojë karrierën në atë klub portugez edhe pse është 57 vjeç.
Një nga futbollistët më të mirë aziatikë në histori e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1982, ai shënoi 55 gola në 89 paraqitje për Japoninë dhe nga janari deri në korrik 1999 ishte anëtar i Dinamo Zagrebit.
Miura është futbollisti më i vjetër aktiv në botë, por ende nuk ka ndërmend të pensionohet.
Ai tashmë ka njoftuar më herët se dëshiron të luajë deri në moshën 60-vjeçare dhe duke qëndruar te Oliveirense është një hap më afër realizimit të këtij objektivi.
Në shkurt të këtij viti, Miura mbërriti në Oliveirense në formë huazimi nga Yokohama dhe bëri tre paraqitje, ndërsa tani është shtyrë deri në fund të sezonit të ardhshëm.














