Kush do të jetë kampion i Gjermanisë? Më në fund Borussia apo vazhdimi i dominimit të Bayernit

Sot në orën 15:30 luhet xhiroja e fundit e Bundesligës dhe pasi të luhen të gjitha ndeshjet do të mësojmë nëse Bayern do ta fitojë titullin e 11-të radhazi të kampionit gjerman apo Borussia Dortmund do të festojë për herë të parë që nga viti 2012.

Domethënë, Borussia ka dy pikë më shumë se Bayerni dhe nëse e mposht Mainzin sot në shtëpi do ta fitojë titullin.
Nga ana tjetër, Bayern viziton Këlnin dhe i duhet një fitore me barazim apo humbje ndaj Borussia-s për të fituar titullin e 11-të radhazi të Gjermanisë.

“Nuk mund ta lëmë këtë të ikë. Duhet të fitojmë edhe një herë. Kam një ndjenjë të mirë, por e di që duhet të luajmë shumë mirë. Vetëm atëherë do ta meritojmë titullin. Ndërsa lojtarët do të shkojnë drejt stadiumit , turma do t’i brohorasë jepni forcë shtesë”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, i cili ishte kapiteni i ekipit të kampionatit të fundit.

E ndërsa skuadra e Dortmundit në sezonet e fundit është mbështetur kryesisht në golat e Erling Haaland, këtë sezon Borussia po luan si ekip dhe ka dhënë rezultate.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, i cili u diagnostikua me kancer testicular verën e kaluar, u soll për të zëvendësuar Haaland.

Megjithatë, Haller u kthye gjashtë muaj më vonë pas operacionit dhe kimioterapisë dhe shënoi shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit.

Bayern ka pas një nga sezonet më të këqija të viteve të fundit dhe skuadra padyshim do të nisë një rindërtim pavarësisht rezultatit të sotëm të Bundesligës.

Orari:

Köln – Bayern (e shtunë, ora 15:30, Sportklub)

Dortmund – Mainz (e shtunë, ora 15:30, Sportklub)

Kategoritë
Sport