Kurti shmang përsëri pyetjet e gazetarëve, fëmijët brohorasin emrin e Thaçit në Akademinë Përkujtimore në Studime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Kurti sërish nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të mbetet i bllokuar pas zgjedhjeve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të Akademisë përkujtimore  përreth u dëgjuan brohoritje të fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa të tjerë brohoritën emrin e Albin Kurtit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi