Kurti do ta marrë sot vaksinën anti-COVID

 Kryeministri Albin Kurti do e marrë vaksinën anti-COVID të hënën në orën 16:30, në sallën “1 Tetori”.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi. Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet vazhduar t’i respektojnë masat ngase pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Kategoritë
LajmeVendi