Kulla e parë e sahatit gjatë Perandorisë Osmane ka sfiduar kohën

Deri në majën e kullës, ku është vendosur ora, të çojnë 105 shkallë. Prej aty, vizitorët kanë mundësi të shohin qytetin nga një këndvështrim tjetër.

Ndërtesë mbresëlënëse, arkitekturë autentike, një nga simbolet e Shkupit të vjetër. Këto janë ndoshta tre epitetet që vijnë në mendje për herë të parë kur përmendet Kulla e Sahatit në Shkup, shkruan Anadolu Agency (AA).

Me shekuj të tërë mat kohën dhe pa pushim pulson me ritmin e Shkupit.

Kulla e sahatit e ngritur mbi qytetin e Shkupit, e vendosur pranë Xhamisë së Sulltan Muratit, është kulla e parë e sahatit e ndërtuar gjatë Perandorisë Osmane.

Goditja e parë, ku kulla pësoi dëme të mëdha, ndodhi në djegien e qytetit dhe zjarrin e madh të vitit 1968, por ajo mbeti në formën e saj origjinale deri në vitin 1904, kur u rimodelua me urdhër nga valia e Hafiz Pashës.

Vite më vonë, pasoi tërmeti që shkatërroi Shkupin në vitin 1963 dhe Kulla e sahatit, përveç dëmeve të mëdha që i pësoi në ndërtesë, humbi edhe mekanizmin e orës. Më vonë, ndërtesa e Kullës së sahatit u rindërtua, por pa mekanizmin e saj të orës.

Mekanizmin e ri të orës e mori më 26 maj të vitit 2018, në kuadër të projektit të Komunës së Çairit për rindërtimin e saj.

Deri në majën e kullës, ku është vendosur ora, të çojnë 105 shkallë. Prej aty, vizitorët kanë mundësi të shohin qytetin nga një këndvështrim tjetër.

– Kullat e sahatit, një pajisje publike përmes së cilës rregullohej koha

Ndërtimi i kullave të sahatit në zonën e Ballkanit gjatë Perandorisë Osmane filloi në mesin e shekullit të 16-të. Përhapja e tyre kushtëzohej nga zhvillimi urban.

Në atë periudhë, kullat e sahatit ishin pajisje publike përmes së cilës rregullohej koha. Më shpesh të ndërtuara në sheshet e qyteteve, kodra, maja e ndërtesa, ato pasqyrojnë shkallën e zhvillimit të arkitekturës osmane.

Disa nga hulumtimet thonë se numri i kullave të sahatit që janë ndërtuar në periudhën Osmane në territorin e Maqedonisë së Veriut është rreth 20 ndërsa të paktën 12 prej tyre akoma ekzistojnë.

 

Kategoritë
Kulturë