Kualifikimet për “EURO 2024”, Maqedonia e Veriut dhe Italia luajtën baras

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll dhe Italia luajtën baras në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024” në stadiumin Arena nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll dhe Italia luajtën baras në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024” në stadiumin Arena nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

Në pjesën e parë të ndeshjes të dyja skuadrat patën raste për të shënuar por asnjëra nuk arriti të kalojë në epërsi me çka u mbyll pa gola.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë Italia kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 47-të.

Në minutën e 81-të kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi shënoi gol dhe barazoi rezultatin në 1-1. Në Grupin C ku bën pjesë Maqedonia e Veriut, në pozitën e parë është Anglia me 13 pikë, Ukraina në të dytën me 7 pikë. Në pozitën e tretë është Italia me 4 pikë ndërsa aq ka edhe Maqedonia e Veriut në vendin e katërt.

Kategoritë
Sport