Kosovë-Izrael luhet me tifozë

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Agim Ademi ka thënë për Indeksonline se është zyrtare që ndeshja të luhet të dielën me tifozë.

Ademi ka thënë për Indeksonline se biletat do të dalin sot në shitje pas orës 17:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Kategoritë
LajmeSport