Hetimi disiplinor ndaj futbollistit izraelit Eden Karzev ka të bëjë me një postim të tij në rrjetet sociale
Klubi i futbollit RAMS Başakşehir njoftoi se ka nisur një hetim disiplinor ndaj futbollistit izraelit Eden Karzev për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale, transmeton Anadolu.
“Klubi ynë ka nisur një hetim disiplinor ndaj Eden Karzev, i cili ka shkelur udhëzimet disiplinore të klubit duke postuar në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale postim që bie ndesh me ndjeshmërinë e vendit tonë dhe nga lojtari është kërkuar një mbrojtje me shkrim në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.







