Ish-reprezentuesi irlandez Roy Keane ka vazhduar grindjen e tij mediatike me Erling Haaland të Norvegjisë duke e krahasuar tani sulmuesin e Manchester Cityt me një fëmijë të llastuar për reagimin e tij të zemëruar kur Pep Guardiola e dërgoi në stol.
Përkatësisht, Haaland luajti një lojë të shkëlqyer kundër Wolverhampton dhe mori pjesë me katër gola në fitoren 5:1, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes, për çka edhe reagoi ashpër.
“Ne e pamë reagimin e tij kur u zëvendësua, ai nuk ishte i lumtur. Si një fëmijë i llastuar. Është harruar sepse ai po shënon gola dhe City po fiton, por kjo nuk është e drejtë,” tha Keane.
"Behaving like a spoilt brat"
Roy Keane is not holding back about Erling Haaland 😬 pic.twitter.com/GKiGV44zR8
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 5, 2024
Legjenda e Manchester United ka disa kohë që kritikon publikisht Haaland, i cili ndonjëherë përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Keane më parë e përshkroi Haaland si një lojtar të ligës së ulët, edhe pse vitin e kaluar ai shënoi 52 gola në 53 ndeshje, ndërsa këtë vit ai shënoi 36 gola në 41 ndeshje.
Megjithatë, ai vuri në dukje se Haaland shënoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje kundër ekipeve nga pesë skuadrat më të mira të Premiership.
“Loja e tij në përgjithësi është shumë e dobët. Para portës ai është më i miri në botë, por në përgjithësi është shumë keq. Loja e tij është në nivelin e një lojtari nga divizioni i katërt anglez,” tha Keane në atë kohë.