Karim Benzema paditi ministrin francez për deklaratën tronditëse për “Vëllazërinë Myslimane”

Futbollisti francez Karim Benzema ngriti një padi për shpifje kundër ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Në tetor, Darmanin akuzoi lojtarin e Al-Ittihad, Karim Benzema se kishte lidhje me një grup të quajtur Vëllazëria Myslimane, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Francë.

Ministri hodhi akuza të rënda ndaj ish-lojtarit të Real Madridit në programin CNews gjatë një emisioni live, vetëm pak ditë pasi Benzema deklaroi mbështetjen e tij për popullin palestinez në luftën kundër Izraelit.

Benzema ngriti një padi në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, e vetmja kompetente për të gjykuar anëtarët e qeverisë për akte të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, për “minim” të nderit dhe reputacionit.
“Ky koment ‘minon’ nderin dhe reputacionin e tij”, tha avokati i Benzemas.

“Vëllazëria Myslimane” është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha islamike në botën arabe dhe myslimane, ato kanë një rrjet të gjerë mbështetësish dhe anëtarësh nga Egjipti në vende të tjera.

Kategoritë
Sport