Bokseri fenomenal amerikan Gervonta Davis, kampioni i botës në kategorinë e peshave të lehta dhe një nga luftëtarët më të njohur në botë, pak ditë më parë u konvertua në Islam.
Davis i befasoi fansat e tij me këtë lëvizje, ndërsa tani është bërë e ditur se pas konvertimit në Islam ka ndryshuar edhe emrin, i cili është fakultativ.
Gjegjësisht, Gervonta e ndryshoi emrin e tij në Abdul Wahid, që në arabisht do të thotë “Shërbëtori i tij”.
After Gervonta Davis converted to Islam, he chose the muslim name Abdul Wahid which means “Servant of the One” pic.twitter.com/MZv4d0ZLzl
— Daily Loud (@DailyLoud) December 28, 2023
Një video e konvertimit të Davisit në Islam është postuar nga kolegu i tij Badou Jack në Twitter, duke tërhequr shumë vëmendje. Njoftimi shkaktoi një reagim të ngrohtë nga komuniteti islam me urime dhe fjalë të shumta mirëseardhjeje.
Davis luftoi luftën e tij të fundit në prill të këtij viti kur mundi Ryan Garcia me nokaut teknik. Nuk dihet ende se kur do të rikthehet në ring dhe spekulohet për një revansh të mundshëm ndaj Garcias.
Abdul Wahid është 29 vjeç dhe ka lindur në Baltimore të Amerikës dhe aktualisht është në një karrierë të lartë prej 29 fitoresh në po aq ndeshje.











