Real Madrid dhe Espanyol arritën një marrëveshje për huazimin e Joselus, i cili do të luajë për “klubin mbretëror” sezonin e ardhshëm, me opsion të blerjes në fund të sezonit.
Jose Luis Mato Sanmartin, i njohur si Joselu, futbollisti 33-vjeç i kombëtares spanjolle, është lojtar i ri i Real Madridit, konfirmoi sot klubi mbretëror.
Real Madrid dhe Espanyol arritën një marrëveshje për huazimin e Joselus, i cili do të luajë për “klubin mbretëror” sezonin e ardhshëm, me opsion të blerjes në fund të sezonit.
“Sulmuesi u rikthye në klubin tonë pasi fitoi Ligën e Kombeve të vitit 2023 me kombëtaren spanjolle, ku luajti një rol kyç falë golit të fitores kundër Italisë në gjysmëfinale dhe pasi ishte golashënuesi më i mirë i Espanyolit në sezonin e fundit të La Ligës spanjolle e me 16 gola”, thuhet në njoftimin e Realit.
Gjatë karrierës së tij, Joselu luajti për ekipe si Celta, Castilla, Hoffenheim, Eintracht Frankfurt, Hannover, Stoke City, Deportivo La Coruna, Newcastle, Alaves dhe Espanyol. Në fanellën e kombëtares spanjolle ka luajtur katër ndeshje dhe ka shënuar tre gola.













