Ish-Ylli i Tenisit, Arantxa Sánchez Vicario, Dënohet me Burgim me Kusht për Mashtrim

Ish-ylli i tenisit Arantxa Sánchez Vicario është dënuar me burgim me kusht për mashtrim, njoftoi të mërkurën një gjykatë në Barcelonë.

Tani 52-vjeçarja Sánchez Vicario dhe ish-bashkëshorti i saj Josep Santacana dhe tre persona të tjerë u dënuan nga një gjykatë në Barcelonë për fshehje të pasurive për të shmangur pagesën e një borxhi prej 7.6 milionë euro përfshirë interesin.

Megjithatë, ajo nuk do të vuajë burgun me kusht që të mos kryejë ndonjë krim tjetër brenda dy viteve.

Çifti i lartpërmendur, i cili u divorcua në vitin 2019, i mohoi plotësisht akuzat dhe Santacana u dënua me tre vjet e tre muaj burg.

Shtohet se ish-tenistja ka fajësuar bashkëshortin e saj të atëhershëm, duke thënë se ai i ka trajtuar paratë e saj dhe se ajo nuk ka pasur dijeni për ndonjë ndërhyrje të paligjshme në pasurinë e familjes.

Ata u urdhëruan t’i paguanin 6.6 milionë euro dëmshpërblim Bankës së Luksemburgut dhe të paguanin gjoba të papërcaktuara.

Shtojmë se tenistja e përmendur ishte e para spanjolle që ishte e para në listën e WTA-së dhe tri herë fitoi Roland Garros, ndërsa një herë US Open-in para se të tërhiqej në vitin 2002.

Kategoritë
Sport