Kryeministri Edi Rama ka folur nga Turqia në një konferencë të përbashkët me presidentin turk Rexhep Tayip Erdgoan, e ka falënderuar këtë të fundit për gatishmërinë në ndihmë të Shqipërisë.
Rama ka thënë se Turqia e ka ndihmuar Shqipërinë pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa ka shtuar se ndihma e tyre nuk ka munguar as në periudhën e pandemisë, ndryshe nga vendet e tjera që mbyllën kufijtë.
Rama: Ne të gjithë së bashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, shteteve dhe qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kohë dhe kohën që u dedikoi çështjeve.
Nuk u ndal për asnjë sekondë projekti aspak i vogël, që po realizohet nga mbështetja e tij dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e ministrit Murat, që ka punë për të bërë dhe gjeti kohën që të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjithë diskutimet tona. Ngjarjet e tilla tregojnë esencën e kësaj marrëdhënie dhe humanizmi. Jam krenar që mu dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Nivelit të Lartë, gjë që e ngre partneritetin tonë strategjik në stadin e një marrëdhënie institucionale ndërqeveritare, nga ana tjetër vlera më e madhe që shoh te kjo vizitë, është gatishmëria për të punuar së bashku duke kapërcyer të gjitha barrierat politike në vetë marrëdhëniet mes dy shteteve.
Potenciali është shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që presidenti shprehu gadishmërinë jo vetëm me fjalë, por edhe me ndjekjen direkt të bisedave të mëparshme në turizëm, shëndetësi, arsim dhe besoj që është lajm i shkëlqyer për studentët shqiptar që një universitet si ITU, ku ne kemi një zinxhir të disa brezve të studentëve shqiptarë që kanë shkëlqyer do të jetë tashmë në Shqipëri. Spitali rajonal i Fierit është realitet.
















