Hoti: Nga zemra ju uroj për këtë muaj të shenjtë

Avdullah Hoti i LDK-së, ka uruar qytetarët të besimit mysliman për muajin e Ramazanit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të besimit mysliman, të dashur miq,
Nga nesër fillon muaji i Ramazanit. Nga zemra ju uroj këtë muaj të shenjtë me lutjet për paqe, mirëkuptim e dashuri.
Jemi duke kaluar kohë të vështira për më shumë se një vit nga pandemia covid-19. Në këtë muaj të shenjtë le të mbizotërojë solidariteti në mes nesh.
Familja ime dhe unë lutemi për të gjithë për shëndet e lumturi në familjet tona.
Ju uroj agjërim të lehtë.
Me respekt,
Avdullahu

Kategoritë
LajmeTë ndryshme