Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë, fundi është afër

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill është shprehur se me 2 maj pret që të  ketë një diskutim intensiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër.

“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, ka thënë Hill për mediat në Serbi, ku ndër të tjera shton se SHBA-ja beson se Asociacioni është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai tha se edhe pse ka tensione në ajër, edhe ai ndjen se çështja është e rëndësishme dhe se “do të shohim diçka të rëndësishme”.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Washingtoni në bisedime, Hill përmendi prapë Asociacionin dhe tha se ai e di që ai nuk do të bëhet një ditë pas takimit, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit,” tha Hill, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të qetë.

Ndërsa në lidhje me reagimin e serbëve përsa i përket liberalizimit të vizave të Kosovë, ambasadori amerikan është shprehur se ata e shohin si shpërblim,  ku theksoi se këto janë procese të ndara, por se “i kupton pse serbët ndihen kështu”

Kategoritë
LajmeRajoni