Habib zbuloi se sa para i ofruan për t’u kthyer: Është e vështirë të refuzosh, por nuk u pendova

Ish-luftëtari i MMA-së, Habib Nurmagomedov, foli me Daniel Cormier në emisionin “Ultimate 30 Countdown” të UFC-së për pensionimin e tij, por edhe për ofertat që mori nga UFC për ta bërë të ndryshojë mendje.

“Nuk është e lehtë të thuash “jo” kur të ofrohen 20, 30 apo 40 milionë dollarë. Megjithatë, për mua ato para nuk janë gjithçka dhe nuk janë gjëja më e rëndësishme. Edhe pse nuk ishte një vendim i lehtë, pastaj vendosa patjetër. Ka mbaruar dhe po e lë pas. Jam i lumtur dhe asnjëherë nuk jam penduar për vendimin tim.”, tha Nurmagomedov.

Një nga luftëtarët më të mëdhenj MMA të të gjitha kohërave i shpjegoi më pas Cormier sesi mentaliteti i tij kampionat e çoi atë në statusin që gëzonte në fund të karrierës së tij.

“Në vitin 2012 ju thashë se do të bëhem kampion. Nuk dua të flas për numra, por ju thashë edhe për sa para do të luftoja dhe ju më thatë: Jo, kjo është e pamundur. Askush nuk lufton në ky sport për shuma të tilla’. Pas gjashtë vjetësh është bërë realitet. Ka të bëjë me forcën mendore, nëse beson në atë që planifikon të arrish apo jo? Nëse dikush ka një mentalitet kampionati, nëse je një konkurrent i vërtetë brenda dhe nëse arrij te qendroj i perqendruar dhe i vetflijuar, suksesi do te vije.Duhet te jesh i duruar dhe kaq.Kam qene ne ate rruge gjithe jeten qe kur kam qene femije.Nuk e di sa vjec kam qene. Isha dy-tre vjeç kur u futa për herë të parë në tapet. Kam stërvitur gjithë jetën”, ka shtuar ai.
Ju kujtojmë, Nurmagomedov doli në pension në tetor 2020 pas mbrojtjes së tretë të rripit të peshave të lehta të UFC.

 

Kategoritë
Sport